The Chemical Brother – Sometimes I Feel So Deserted (video)
18.08.2015 | 10:52
Sometimes I Feel So Deserted është singli i dytë i Chemical Brothers, i cili është shkëputur nga albumi Born In The Echoes. Kjo ishte edhe kënga më e kënduar e dyshes, të cilët morën pjesë në disa festivale këtë verë, duke përfshirë këtu edhe Glastonbury, Sonar dhe Summersonic. Regjinë e videoklipit për këngën Sometimes I Feel So Deserted e ka bërë Ninian Doff


Videot
Emri
E-posta
Content
Positive Gold App For Android
Download Link
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ilir.positive
22.06.2012
Lajmet
Taylor Swift – Wildest Dream (video)
Është vepruar ashtu siç është premtuar! Para ceremonisë së ndarjes së cmimeve VMA 2015, Taylor Swift ka prezantuar videoklipin e ri për këngën Wildest Dream. Prezantimi është bërë menjëherë pas marrjes së cmimit për videoklipin më të mirë pop për këtë vit, për këngën Blank Space. Për regjinë e videos së re, është përkujdesur bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Joseph Kahn, ndërsa përkrah saj në videoklip shfaqet edhe aktori Scott Eastwood, djali i legjendarit, Clint Eastwoood. Videklipi është xhiruar  në Afrikë dhe të gjitha të ardhurat nga emetimi i videoklipit do t’i dhurohen African Parks Foundation of America

31.08.2015


Major Lazer feat. Ellie Goulding & Tarrus Riley – Powerful
Major Lazer kanë prezantuar albumin e ri, Peace Is the Mission. Ndërkohë, mendja kreative e projektit të zhanrit elektronik, Diplo, ka konfirmuar daljen e singlit të ri. Gjatë një intervistë për iHeart Radio, Diplo ka përmendur producentët, me të cilët kanë bashkëpunuar në albumin e ri, duke përfshirë këtu edhe Lean On (DJ Snake) – Boaz (van de Beatz) dhe Picard Brothers. Singli i dytë zyrtar është kënga Powerful, me vokalet e Ellie Goulding dhe Tarrus Riley.   
19.08.2015


Rita Ora & Chris Brown – Body On Me (video)
Rita Ora ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Chris Brown, Body On Me. Producentë të këngës janë: Monsters & The Strangerz, ndërsa videoklipi përcjellës pritet të lansohet më 21 gusht. Videoklipi nën regji të Colin Tiley, është xhiruar në Los Angeles në fillim të muajit korrik. Këngën Body On Me, e kanë shkruar Stefan Johnson, Balazs Harko, Tinashe Sibanda, Rosina Russell, Jordan Johnson, Robin Ellingsen, Chris Brown, Marcus Lomax dhe James Abrahart. Videoklipin mund ta ndiqni më poshtë ose këtu.  
19.08.2015


The Chemical Brother – Sometimes I Feel So Deserted (video)
Sometimes I Feel So Deserted është singli i dytë i Chemical Brothers, i cili është shkëputur nga albumi Born In The Echoes. Kjo ishte edhe kënga më e kënduar e dyshes, të cilët morën pjesë në disa festivale këtë verë, duke përfshirë këtu edhe Glastonbury, Sonar dhe Summersonic. Regjinë e videoklipit për këngën Sometimes I Feel So Deserted e ka bërë Ninian Doff


18.08.2015


Rita Ora & Chris Brown – Body On Me (pjesë e videos)
Rita Ora ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Chris Brown, Body On Me. Producentë të këngës janë: Monsters & The Strangerz, ndërsa videoklipi përcjellës pritet të lansohet më 21 gusht. Videoklipi nën regji të Colin Tiley, është xhiruar në Los Angeles në fillim të muajit korrik, ndërsa në videon më poshtë mund ta ndiqni një pesë të saj. Këngën Body On Me, e kanë shkruar Stefan Johnson, Balazs Harko, Tinashe Sibanda, Rosina Russell, Jordan Johnson, Robin Ellingsen, Chris Brown, Marcus Lomax dhe James Abrahart. 

18.08.2015


Bon Jovi shpalosin edhe një këngë të re
Bon Jovi kanë shpalosur edhe një këngë të re nga albumi Burning BridgesA Teardrop To the Sea. Albumi Bridges po quhet ‘album i fansave’. Jon Bon Jovi ka folur për këtë lansim, duke thënë: “Ka këngë që nuk ishin të përfunduara, këngë që ishin të përfunduara, disa si ajo që e lansuam si single – We Don’t Run. Por, albumi i ri, albumi vërtetë i ri, do të dalë vitin e ardhshëm.” Në vijim gjeni listën e albumit, Burning Bridges:   
  • A Teardrop To The Sea
  • We Don't Run
  • Saturday Night Gave Me Sunday Morning
  • We All Fall Down
  • Blind Love
  • Who Would You Die For
  • Fingerprints
  • Life Is Beautiful
  • I'm Your Man
  • Burning Bridges.
17.08.2015


Vdiq producenti, Bob Johnston

Bob Johnston, producent i shumë veprave të mëdha muzikore, duke përfshirë këtu albumet më të pëlqyera të viteve ’60-të dhe ’70-të, si ata të: Bob Dylan, Johnny Cash dhe Simon and Gurfunkel, vdiq në Nashville në moshën 83-vjeçare. Johnston ishte bashkëpunëtor në shumë këngë me bashkëshorten e tij, Joy Byers, duke përfshirë këtu edhe hitin e Timi Yuro, What’s a Matter Baby, dhe shumë këngë të Elvis Presley-t. Përgjatë viteve ’60-të dhe ’70-të, Johnston punoi në disa nga albumet më me ndikim të asaj kohe, si ata të: Marty Robbins, Flatt and Scruggs, Johnny Cash, Leonard Cohen, the Byrds etj. Karriera e tij e mëvonshme vazhdoi me sukses si producent, tani me: Lindisfarne, Jimmy Cliff, Joe Ely, John Mayall, Whillie Nelson dhe Carl Perkins. Në vazhdim, gjeni disa nga albumet, producent i të cilëve ishte Bob Johnston.          

  • Highway 61 Revisited - Bob Dylan (1965)
  • Blonde on Blonde - Bob Dylan (1966)
  • Sounds of Silence - Simon & Garfunkel (1966)
  • Parsley, Sage, Rosemary and Thyme - Simon & Garfunkel (1966)
  • John Wesley Harding - Bob Dylan (1967)
  • Tonight Carmen - Marty Robbins (1967)
  • Changin' Times - Flatt & Scruggs (1967)
  • By the Time I Get to Phoenix - Marty Robbins (1968)
  • I Walk Alone - Marty Robbins (1968)
  • The Story of Bonnie and Clyde - Flatt & Scruggs (1968)
  • Nashville Airplane - Flatt & Scruggs (1968)
  • At Folsom Prison - Johnny Cash (1968)
  • Nashville Skyline - Bob Dylan (1969)
  • It's a Sin - Marty Robbins (1969)
  • At San Quentin - Johnny Cash (1969)
  • Songs From a Room - Leonard Cohen (1969)
  • Dr. Byrds & Mr. Hyde - The Byrds (1969)
  • Self Portrait - Bob Dylan (1970)
  • New Morning - Bob Dylan (1970)
  • Hello, I'm Johnny Cash - Johnny Cash (1970)
  • Songs of Love and Hate - Leonard Cohen (1971)
  • Fog on the Tyne - Lindisfarne (1972)
  • Geronimos Cadillac - Michael Murphy (1973)
  • Less Than a Song - Hoyt Axton (1973)
  • Rainbow Race - Pete Seeger (1973)
  • Attempted Mustache - Loudon Wainwright III (1973)
  • Blue Skies Night Thunder - Michael Murphy (1975)
  • Oh, What a Mighty Time - New Riders of the Purple Sage (1975)
  • Rocket Fuel - Alvin Lee (1978)
  • Give Thankx - Jimmy Cliff (1978)
  • Down on the Drag - Joe Ely (1979)
  • Bottom Line - John Mayall (1979)
  • The IRS Tapes: Wholl Buy My Memories? - Willie Nelson (1992)
  • Go Cat Go! - Carl Perkins (1996)
  • 73 - Eron Falbo (2013).

 

17.08.2015
Facebook