Rita Ora & Chris Brown – Body On Me (video)
19.08.2015 | 08:53
Rita Ora ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Chris Brown, Body On Me. Producentë të këngës janë: Monsters & The Strangerz, ndërsa videoklipi përcjellës pritet të lansohet më 21 gusht. Videoklipi nën regji të Colin Tiley, është xhiruar në Los Angeles në fillim të muajit korrik. Këngën Body On Me, e kanë shkruar Stefan Johnson, Balazs Harko, Tinashe Sibanda, Rosina Russell, Jordan Johnson, Robin Ellingsen, Chris Brown, Marcus Lomax dhe James Abrahart. Videoklipin mund ta ndiqni më poshtë ose këtu.  
Videot
Emri
E-posta
Content
Positive Gold App For Android
Download Link
http://marci413.getmarci.com
22.06.2012
Lajmet
Robert Plant – Bones Of Saints (audio)

Muajin e ardhshëm, Robert Plant lanson albumin e ri solo, ‘Carry Fire’, nga i cili disa javë më herët patëm rastin ta dëgjojmë ‘The May Queen’. Tani, Plant ka prezantuar një këngë tjetër të re nga ky lansim, i cili pritet në treg më 13 tetor nëpërmjet Nonesuch/Warner Bros. Këngën ‘Bones Of Saints’ mund ta dëgjoni në itunes, Spotify ose duke klikuar këtu

 
04.09.2017


Tori Amos – “Wings”
Javën e ardhshme, Tori Amos do ta lansojë albumin e ri, ‘Native Invader’, nga i cili veçse kemi dëgjuar disa këngë, duke përfshirë:Cloud Rider’, ‘Up The CreekdheReindeer King’. Së fundi, ajo shpalosi edhe këngën ‘Wings’ (BBC Radio 2). Albumi ‘Native Invader’ pritet të plasohet në treg më 9 shtator nëpërmjet Decca. 

 

04.09.2017


Sky Ferreira – Easy (Video)
Sky Ferreira pati një rol në ‘Baby Driver’ të Edgar Wright dhe gjithashtu kontribuoi në ‘cover’-in e këngës së CommodoresEasy’, pjesë e kolonës zanore të filmit. Dhe tani, për versionin e saj ka dalë edhe një video, gjithashtu nën regji të Edgar Wright. Videon mund ta ndiqni në Vimeo ose në Instagram. Ndryshe, kolona zanore e filmit, ‘The Baby Driver’, është plasuar në treg më 23 qershor nëpërmjet Columbia Records.       
04.09.2017


Taylor Swift – Ready For It?
A jeni gati për ‘Ready For It?’. Kjo do të jetë kënga e re e Taylor Swift  e që është prezantuar gjatë një ndeshje futbolli (Alabama vs. Florida). Tani, Taylor Swift sjell këngën e plotë. Albumi ‘Reputation’ pritet të lansohet më 10 nëntor nëpërmjet Big Machine 
 
 
 
04.09.2017


Gregory Porter - Nat King Cole (Tribute LP)

Gregory Porter ka paralajmëruar material të ri muzikor. Projekti ‘Nat King Cole & Me’ i është dedikuar legjendës së soul-it dhe pritet të lansohet më 27 tetor - nëpërmjet Decca/Blue Note. Porter, në ndërkohë, do të jetë në turne në Britani pranverën e ardhshme. Në vazhdim, sjellim datat e turneut:     

Prill:

  • 05 2018 - BIRMINGHAM Symphony Hall
  • 06 2018 - BIRMINGHAM Symphony Hall
  • 07 2018 - LIVERPOOL Liverpool Empire Theatre
  • 08 2018 - GLASGOW Glasgow Royal Concert Hall
  • 10 2018 - NOTTINGHAM Nottingham Royal Concert Hall
  • 11 2018 - CARDIFF St David's Hall
  • 12 2018 - MANCHESTER O2 Apollo
  • 13 2018 - LEEDS first direct Arena
  • 15 2018 - SHEFFIELD Sheffield City Hall
  • 17 2018 - BOURNEMOUTH BIC
  • 18 2018 - LONDON Royal Albert Hall
  • 19 2018 - LONDON Royal Albert Hall. 
01.09.2017


Sam Smith paralajmëron rikthimin në skenë
Vokalisti Sam Smith, i cili në vitin 2014 lansoi ‘In The Lonely Hour’, ka postuar një foto në të cilën flet për materialin e ri - bashkëngjitur edhe foto me billbordin, me fjalët ‘Sam Smith September 8’. “Dua të falënderoj të gjithë fansat e mi... Pritjes pothuajse i ka ardhur fundi. Diçka po vjen shumë, shumë, shumë, shumë shpejt. Jam i frikësuar dhe i emocionuar - në të njëtë kohë...”.  
01.09.2017


Jessie Ware – “Selfish Love” (Video)

Në fillim të kësaj vere, soul-këngëtarja britanike Jessie Ware, është kthyer me baladën ‘Midnight’. Tani, ajo sjell ‘Selfish Love’, një këngë e re me pak ritëm bossa nova. Producentë të këngës janë: Cashmere Cat dhe Benny Blanco. Përveç kësaj, jemi në pritje të lansimit të një albumi të ri nga Ware, por ende nuk ka detaje. Në vijim, keni mundësinë ta shikoni videoklipin për ‘Selfish Love’.   

01.09.2017
Facebook