Taylor Swift – Wildest Dream (video)
31.08.2015 | 11:13
Është vepruar ashtu siç është premtuar! Para ceremonisë së ndarjes së cmimeve VMA 2015, Taylor Swift ka prezantuar videoklipin e ri për këngën Wildest Dream. Prezantimi është bërë menjëherë pas marrjes së cmimit për videoklipin më të mirë pop për këtë vit, për këngën Blank Space. Për regjinë e videos së re, është përkujdesur bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Joseph Kahn, ndërsa përkrah saj në videoklip shfaqet edhe aktori Scott Eastwood, djali i legjendarit, Clint Eastwoood. Videklipi është xhiruar  në Afrikë dhe të gjitha të ardhurat nga emetimi i videoklipit do t’i dhurohen African Parks Foundation of America

Videot
Emri
E-posta
Content
Positive Gold App For Android
Download Link
http://marci413.getmarci.com
22.06.2012
Lajmet
Marilyn Manson – KILL4ME (audio)

Marilyn Manson ka shpalosur një këngë të re, ‘KILL4ME’ (mund ta dëgjoni duke klikuar këtu). Kjo është kënga e dytë pas ‘We Know Where You Fucking Live’, e cila është shkëputur nga albumi i ri ‘Heaven Upside Down’. Albumi në fjalë pritet të plasohet në tregun muzikor më 6 tetor. Në vijim, gjeni datat e turneut të këngëtarit:

  • Dhjetor 04 2017 - MANCHESTER O2 Apollo
  • Dhjetor 05 2017 - GLASGOW O2 Academy Glasgow
  • Dhjetor 06 2017 - WOLVERHAMPTON Wolverhampton Civic Hall
  • Dhjetor 08 2017 - NEWPORT Newport Centre
  • Dhjetor 09 2017 - LONDON SSE Arena, Wembley. 
21.09.2017


Morrissey sjell singlin e ri (audio)
Me fjalët: “mos ndiqni lajmet dhe rrini në shtrat”, nëpërmjet singlit të ri, Morrissey paralajmëron albumin e ri. Ky do të jetë materiali i parë që nga viti 2014, nën titullin ‘Low in High Schlool’. Singli i parë ekzistencialist është emërtuar ‘Spent the Day in Bed’ dhe mund ta dëgjoni më poshtë.    
20.09.2017


Evanescence me album të ri

Evanescence rikthehen në skenën muzikore me albumin e ri ‘Synthesis’, i cili pritet të plasohet më 10 nëntor. Ndryshe, bendi do të zhvillojë  edhe një turne, biletat për të cilin do të jenë në shitje nga 22 shtator 2017.   



 
 
 
  • Mars 30 2018 - LONDON Royal Festival Hall
  • Mars 31 2018 - LONDON Royal Festival Hall
  • Prill 02 2018 - MANCHESTER O2 Apollo
  • Prill 03 2018 - NOTTINGHAM Motorpoint Arena
  • Prill 05 2018 - GLASGOW SEC Armadillo
  • Prill 06 2018 - SHEFFIELD City Hall.
20.09.2017


Macklemore feat. Kesha – Good Old Days

Macklemore ka prezantuar këngën e re në bashkëpunim me Kesha. ‘Good Old Days’ do të jetë pjesë e solo-albumit të tij të katërt, ‘Gemini’, i cili pritet të lansohet më 22 shtator. Në të janë përfshirë shumë artistë si: Lil Yachty, Skylar Gray, Eric Nally, Offset, Dan Caplen, Otieno Terry, Reignwolf, King Draino, Donna Missal, Abit,  Dave B, Travis Thompson, Xperience dhe Saint Claire. 

20.09.2017


Joss Stone & Nitin Sawhney - Project Mama Earth (EP)

Project Mama Earth, Joss Stone dhe Nitin Sawhney, kanë bërë të ditura detajet rreth Ep-së së tyre të re. EP nën po të njëjtin titull, Project Mama Earth, pritet të plasohet në tregun muzikor më 10 nëntor nëpërjet Mascot Label Group/Provogue, Stone’d Records. Në vijim, mund ta shikoni një trejler të singlit të pare të EP-së, ‘Mama Earth’. Ndryshe, Stone do të fillojë turneun e saj në Britani dhe Irlandë në vjeshtë. Në vazhdim, gjeni datat e turneut të këngëtares:

  • Tetor 08 2017 - DUBLIN Vicar Street
  • Tetor 10 2017 - BELFAST Ulster Hall Belfast
  • Tetor 13 2017 - GLASGOW Glasgow Royal Concert Hall
  • Tetor 15 2017 - CARDIFF St David's Hall
  • Tetor 17 2017 - LONDON Royal Festival Hall.
20.09.2017


Sam Smith – Too Good at Goodbyes (video)
Një videklip plot dhembshuri e sjell këngëtari Sam Smith. Për regjinë e këngës ‘Too Good at Goodbyes’ është përkujdesur Luke Monaghan. Shikoni klipin në videon më poshtë. 
 
 
 
 
 
20.09.2017


Robert Plant – Bones Of Saints (audio)

Muajin e ardhshëm, Robert Plant lanson albumin e ri solo, ‘Carry Fire’, nga i cili disa javë më herët patëm rastin ta dëgjojmë ‘The May Queen’. Tani, Plant ka prezantuar një këngë tjetër të re nga ky lansim, i cili pritet në treg më 13 tetor nëpërmjet Nonesuch/Warner Bros. Këngën ‘Bones Of Saints’ mund ta dëgjoni në itunes, Spotify ose duke klikuar këtu

 
04.09.2017
Facebook