Rreth nesh

Positive Gold filloi punën me 1 Mars të vitit 2010.

Së pari u lansua në etër Radio Positive Gold FM, në 101.7 FM, me një format ende të ri në Kosovë, 24 orë muzikë kualitative - e cila mbulon një periudhë të artë të muzikës botërore, duke u fokusuar kryesisht në vitet 80-të .

Në fillim të vitit 2012, nëpërmjet ueb-faqes positivegoldfm.com, u lansua projekti ynë i ri, një ueb-faqe me 16 formate (zhanre) të specializuara të muzikës - 24 orë në ditë!!!

Së pari lansuam Positive Radio Thesari me muzikë të zgjedhur qytetare dhe popullore shqiptare të periudhës deri në vitin 1990, pastaj Positive Picimuli , një radio ekluzive me hite të zgjedhura për femijë si dhe Positive HITS, i cili sjell non stop hitet më të reja dhe më aktuale botërore.

Më 10 Korrik 2012, u lansuan edhe Positive LOVE - 24 orë baladat më të mira të të gjitha kohërave, si dhe Positive J&B apo SMOOTH JAZZ,

Jazz radio e parë Made In Kosova .

Deri në fund të vitit 2012 , u finalizua pjesa e parë e projektit tonë me 16 radio formate për të gjitha shijet.

Më 15 Janar 2013, filloi punën websajti i ri www.positiveradios.net i dedikuar per tregun Ex-Yugoslav, ne gjuhën serbokroate i cili përfshin gjithashtu 16 Internet Radio formate prej të cilave 3 janë të dedikuara për dëgjuesit e rajonit.

Gjate vitit 2014 do të lansohet televizioni kabllor Positive Gold TV i cili do të ketë format të njejtë me radio GOLD , me muzikë te zgjedhur dhe hite të të gjitha kohërave.

Gjithashtu gjatë vitit 2014 do të lansohen edhe disa formate të reja të radiove....

POSITIVE GOLD ....VENDI KU JETON MUZIKA E MIRË....

Shtegu i artikullit:
Positive Gold App For Android
Download Link
http://marci413.getmarci.com
22.06.2012
Anketë
Cilin zhanër do të dëshironi ta shtonim?




Facebook