Sandy në SHBA: Viktima, përmbytje, ndërprerje e energjisë
30.10.2012 | 10:36
Të paktën 14 njerëz në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanada kanë humbur jetën si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy.
Stuhia është zvogëluar në ciklon pasi ka goditur Atlantik Sitin, Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin, mbrëmjen e së hënës.
Afro 6 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, raporton Rel.
Autoritetet në Nju Xhërsi kanë lëshuar alarm në një central bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit.
Uragani Sandy ka përfshirë bregun verilindor të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje rekord dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.
Stuhia, me erëra prej 140 kilometrash në orë, ka zbarkuar rreth orës 19:00, sipas kohës lokale. Ajo ka përmbytur stacione metrosh dhe ka lënë mbi 5.3 milionë njerëz pa energji elektrike.
Agjencia AP raporton se të paktën 13 njerëz kanë vdekur në Nju Jork, Nju Xhërsi, Merilend, Pensilvani dhe Konektikut.
Stuhia ka ndërprerë edhe fushatën presidenciale të presidentit Barack Obama dhe sfiduesit të tij, Mitt Romney.
Presidenti është shfaqur në televizionin kombëtar, duke u bërë thirrje njerëzve që t’iu kushtojnë vëmendje këshillave nga autoritetet e tyre locale, raporton REL.
“Mesazhi më i rëndësishëm që kam për publikun është të dëgjojë autoritetet shtetërore dhe lokale. Kur ato thonë se duhet evakuuar, atëherë duhet evakuuar. Mos vononi, mos vini në pikëpyetje udhëzimet që ju jepen, sepse kjo është një stuhi serioze dhe mund të ketë pasoja fatale nëse njerëzit nuk veprojnë shpejt”, ka thënë Obama.
Videot
Emri
E-posta
Content
Positive Gold App For Android
Download Link
http://marci413.getmarci.com
22.06.2012
Breaking

30.10.2012
1-7 of 1
1
Facebook